Recetën e Dalai Lama’s për lumtuninë e ka vërtetue edhe shkenca

Në librin e vet “Shkathtësia e ngritjes së lumtunisë”, Dalai Lama ka shkrue kështu: “Patjetër duhet me mësue se si me dashtë ate që e kemi dhe me u pajtue me ate që nuk e kemi, në mënyrë që me gjetë stabilitetin dhe lumtuninë”.

Dhe, tash këto fjalë i ka vërtetue edhe shkenca.

Neurologu Jaak Panksepp thekson se, rruga çon drejt lumtunisë, jo mosarritja në cak, asht ajo që na ban të lumtun.

Në vazhdim ka sqarue se si plotësimi i dëshirave tona nuk ka me krijue lumtuni afatgjatë.

Tue folë në TEDx, ka theksue shtatë emocione primare: gëzimin, panikun, brengën, dëshirën e zjarrtë, frigën, idhnimin dhe kurreshtjen, përkatësisht dëshirën për me kerkue dike apo diçka.

Bash ky emocioni i fundit, thekson Panskepp, asht çelësi i lumtunisë sonë.