Refuzoi ‘bakshishin’ e fansit, kangëtarja therret 20 herë me thikë

Nji kangëtare e re japoneze e muzikës pop, ndodhet në gjendje kritike për jetën mbasi asht goditë me thikë nga nji fans i saj.

Mayu Tomita, 20 vjeç, u godit 20 herë me thikë në fyt dhe krahanor mbasi refuzoi nji dhuratë nga nji fans, gjatë nji koncerti në Koganei të Tokio, mbasditen e djeshme.

Kangëtarja, e cila asht studente, ndodhet në gjendje të randë. Policia vendase deklaroi, se nji 27-vjeçar me emnin Tomohiro Iwazaki, u arrestue menjiherë mbas ngjarjes, bashkë me thikën e përgjakun.