Rekord. 367 nominime për Çmimin Nobel për Paqe

Nji numër rekord prej 376 nominimesh janë paraqitë për Çmimin Nobel për Paqe 2016.

Komiteti Norvegjez i Nobelit tha sot se 228 individë e 148 organizata janë në mesin e pretedentëve për çmimin prestigjioz.

Komiteti zakonisht pranon mbi 200 nominime për çmimin, përfshi ato nga Qeveritë, ligjvanësit, profesorët universitarë dhe laureatët e maparshëm të çmimit për paqe.

Rekordi i maparshëm prej 278 kandidatësh ka qenë në vitin 2014.

Komiteti i mban të msheftë kandidatët, por ata që i paraqesin kandidaturat ndodnjiherë i zbulojnë sugjerimet e tyne për publikun.

Nji viktimë e përdhunimit nga grupi militant Shteti Islamik, Papa Françesku e ekipi i grave afgane të çiklizmit janë në mesin e kandidatëve të njohun për Çmimin Nobel për Paqe 2016.