Rekorde dhe çmenduni. Qe disa fakte për seksin!

sexfakte

-Mijtë mashkuj derdhen ma shpejt kur kanë rivalin pranë.

-Në vitin 1951, nji sipërmarrës amerikan në fushën e ilaçeve shpiku nji ilaç kundër nimfomanisë, i quejtun Neurozinë.

-Predikuesi baptist amerikan, Glynn Wolfe, asht martue 29 herë. Martesa ma e shkurtë ka zgjat 19 ditë, ma e gjata 7 vjet.

-Muhamad Noor Che Musa, burri i malajzianes Wook Kundor, 105- vjet, ishte 35 vjet. Kjo do thotë 71 vite diferencë.

-“Masturbimi asht seks me atë që due unë”. Kështu ka thanë Woody Allen.

-Shkrimtarja amerikane dhe feministja radikale Valerie Solanas themeloi “Shoqatën për zhdukjen e mashkujve” SCUM (Society of Cutting up Men).

-Dikur thuhej se smeraldët bllokojnë fuqinë seksuale të mashkullit.

-Martesa e Jozefit asht nji martesë e dëlirë, pa marrëdhanie seksuale.

-Fjala “Fuck” u përdor për herë të parë në vitin 1967 në nji film me Marianne Faithful. Titulli: “I’ll Never Forget What’s His Name”.

-Balena e Jugut ka testikujt ma të mëdhaj në planet: secili peshon nga 45 kg. Kur derdh, lëshon 20 litra spermë.

-Ish– prostituta amerikane, Heidi Fleiss hapi në SHBA të parën bordello për gra. Ajo quhej “Ferma e hamshorëve të Heidi’t”.

-Gjatë nji puthje me gjuhë, partnerët shkëmbejnë rreth 60 mg ujë, 0.7 mg proteina dhe yndyrna dhe 0.4 mg kripë.

-Nji person mesatar shpenzon në 70 vite jetë, rreth 110 mijë minuta tue puth- kjo do thotë ma shumë se 76 ditë.

-Helen Morrison botoi për herë të parë nji njoftim për kontakte në gazetën angleze Manchester Weekly Journal. Pas katër javësh përfundoi në psikiatri.

-Maria Magdalena dhe Maria e Egjiptit janë shejtore. Ma përpara megjithatë kanë qenë prostituta.

-Në vitin 1824, nji mjek francez dokumentoi nji kokë klitori prej 12 centimetrash, aq e madhe sa shkaktonte probleme gjatë seksit.

-Nuk ka asnji provë shkencore që biondet bajnë ma shumë qejf në jetë dhe seks.

-Dy deri në gjashtë përqind të njerëzve kanë nji thithkë të tretë.

-Deri në shekullin e 20’të, shkencëtarët mendonin se gratë nuk mund të kalonin orgazmë.

-Gjatë orgazmës, në tru fiken plotësisht ato fusha që kujdesen për ankthin dhe shqetësimet.

-Seks asht nji fjalë angleze dhe vjen nga latinishtja “sexus”, që do të thotë gjini.

-Nëse stimulohet zona anale, të dy gjinitë rrisin mundësitë për orgazëm.

-Gjatë seksit anal, rreziku për t’u plagos asht ma i madh. Po ashtu edhe rreziku për të marrë infeksione dhe sëmundje.

-Në Kamasutra janë të dokumentueme ma shumë se 600 pozicione seksuale.

-Këngëtari i INXS, Michael Hutchence asht vetëmbyt tue ba seks.

-Mesalina, grueja e perandorit romak Klaus, e ka tradhtue atë me krejt gardën pretoriane.

-Fjala Avocado vjen nga fjala acteke për frutin, që do të thotë “tope”.

-Termi orkide vjen nga fjala greke për “tope”.

-Richard Burton nuk mund të botonte përkthimin e tij për Kamasutrën në vitin 1883 sepse do të denohej.

-Seksi i shpeshtë nxit rritjen e qelizave të reja në tru.

-Termi “hetere” përdorej në Greqinë e lashtë për ato prostituta të arsimueme dhe të pranueme shoqnisht.

-Nji studim amerikan ka zbulue se martesat gej zgjasin ma shumë.

-Majmunët Bonobo njohin seksin, masturbimin, homoseksualitetin dhe seksin oral.

-15 përqind e njerëzve në botë do e falnin nji tradhti të partnerit.

-Tossing quhet seksi me të huejt.