Rekordi Guinness, 2 ton fara për portretin e kangëtares Rita Ora (foto)

Artisti kosovar, Alkent Puzhegu arrin me thyejë rekordin botnor të Guiness tue realizue me fara nji mozaik me portretin e kangëtares Rita Ora.

Puzhegu bashkë me ekipin e tij, këtë të Hane punuen për me thye këtë rekord që mbahej nga nji artist gjerman.

Me nji mozaik prej 300 metra katrorë, Puzhegu arriti me ja marrë rekordin nji artisti nga Gjermania, i cili nji punim të ngjashëm e realizoi në 272 metra katrorë.

286250