Reperi 50 Cent arrestohet në Caraibe, arsyeja asht e çuditshme

Reperi amerikan 50 Cent asht arrestue mbramjen e kësaj të Shtune gjatë nji koncerti në ishullin e Caraibeve, St. Kitts, për shamje në skenë.

Ai ishte tue performue para 40 mijë fansave kangën “P.I.M.P”, kur përdori nji fjalë (motherf*****”) që asht e ndalueme në këtë vend, raporton TMZ.

Raportohet se kjo ishte e mjaftueshme për me arrestue reperin, edhe pse zyrtarët e policisë thanë se kanë pritë përfundimin e shfaqes për me shoqnue mandej në stacion.

Simbas TMZ, 50 cent duhet me qëndrue në Caraibe deri të Hanën, kur edhe ka me dalë në gjyq dhe ka me pague nji gjobë për incidentin.