Revista Vogue: Dua Lipa, diva ma e re e muzikës pop

E ftueme n’emisionin e mëngjesit n’Angli, Dua Lipa u ka prezentue moderatorëve kuzhinën tradicionale shqiptare kryesisht me byrekun e famshëm me spanak e mandej ka vazhdue me ju mësue atyne disa fjalë bazike shqip.

Nuk mund të ishim ma tepër krenarë për të mbasi menjiherë ma vonë kangëtarja 19-vjeçare ka pozue për revistën “British Vougue”, të cilët e kanë konsiderue si divën ma të re të muzikës pop.

Dua Lipa gjithashtu, asht ba ftyra e kopertinës së revistës “Hunger”,  ku ka folë për hitin e saj “Blow Your Mind” dhe albumin që ka me publikue së shpejti.

dua_lipa_ne_vogue1475785304 dua_lipa_ne_vogue21475785222