Rihanna dhuron bursa për studentë deri në 50 mijë dollarë

Rihanna mbas suksesit të madh financiar që e arriti me firmën “Puma”, ka vendose me shpërnda nji bursë për studentët ndërkombëtarë me bazë në Shtetet e Bashkueme të Amerikës, me anë të organizimit të saj jofitimprurës, në Lionel Foundation Clara.

“Për me qënë në gjendje me dhane dhurata në arsim në fakt asht nji nder”, tha Rihanna.

“Arsimi i nalte ka me ndihmue me sigurue perspektivë, mundësi dhe të mësuemit në nji grup të fëmive, të cilët me të vërtetë e meritojnë atë. Unë jam e kënaqun kur ata munden me ba kete gja”, shtoi kangetarja.

Bursat e dhurueme nga ajo janë nga 5 mijë dollarë deri në 50 mijë dollarë.

Për me u kualifikue, studentët duhet me qene banore në SHBA, Barbados, Brazil, Kuba, Haiti, Guajana ose në Xhamajka. Përveç kësaj, ata tashmë duhet me u pranue në nji nga universitetet e akreditueme amerikane apo në universitet për vitin akademik 2016-2017.

Koha e aplikimit asht deri me 10 Qershor të këtij viti, dhe fituesi shpallet në muejin Gusht.

Rihanna, e ka themelue CLF në vitin 2014, dhe e emnoi atë në nder të gjyshëve të saj Clara dhe Lionel Braithwaite.

rihanna