Rihanna e merr çmimin për vepër jetësore nga MTV

Rihanna ka me marrë çmimin për vepër jetësore nga kanali muzikor, Music Television (MTV) me 28 Gusht.

Çmimi ka me ju nda kangëtares me famë botnore gjatë ceremonisë së “Video Music Awards” ka njoftue televizioni muzikor mbramë.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë edhe kangëtarët, Kanye West, Madonna dhe Beyonce.

Çmimi që quhet “The Michael Jackons Video Vanguard” asht nderimi ma i madh që bahet n’idustrinë e realizimit të videove muzikore dhe reflekton ndikimin që e ka artisti që e merrë çmimin.