Rihanna në Nice, anulohet koncerti i saj!

Rihana ishte dje në Nice të Francës, gjatë sulmit vdekjeprumës që la të vdekun 84 persona dhe dheta të plagosun.

Nji përfaqësues i kangëtares konfirmoi se 28-vjeçarja ishte në qytet t’Ejten, gjatë sulmit në Ditën e Bastijës.

“Ajo asht e sigurt, asht mirë”, u shpreh përfaqësuesi i Rihannës.

Rihanna mbërriti në qytetin jugor të Francës si pjesë e atij që cilësohet si “Anti World Tour”, ndërsa parashikohej që ajo të jepte koncertin e saj mbramjen e së Premtes.

Kryebashkiaku i Nice ka njoftue se koncerti i Rihannës, së bashku me nji festival xhazi në qytet, janë anulue.