Rihanna shpërthen tue kajtë gjatë koncertit…reagimi fansave!

Rihanna ka kalue nji natë të vështirë në Dublin, ndërsa performonte në koncertin e saj. Princesha e muzikes pop ka mbërri në skenë 30 minuta me vonesë dhe ka shpërthye në lot sapo ka nisë me knue.

Ajo e hapi koncertin me kangën “Stay”, por e pati të pamundun me i mbajtë lotët kur nisi me knue bashkëpunimin me Eminem “Love the Way you lie”.

Video të këtij momenti asht publikue në rrjete sociale, ndërkohë që fansat e kangëtares u dëshpëruen shumë për situatën e krijueme dhe u shqetësuen për mirëqënien e yllit të muzikës.