Rita doket seksi me koleksionin e ri të Adidas

Adidas ka promovue veshjet dhe atletet e reja.

Me këtë rast, Rita Ora ishte me menaxherin Kyle Devolle dhe motrën Elenën në daljen në treg të koleksionit  personal të “Adidas Originals”.

Kangëtarja shqiptare 25-vjeçare dukej e kënaqun me koleksionin e ri të Adidasit, kompani për të cilën ajo dizajnon rroba që prej vitit 2014.

Ajo kishte të veshun atletet e krijueme prej saj, ndërsa Elena u shfaq mjaft elegante me nji seter dhe fustan të zi.