Rita ja nxjerr Madonës gishtin e mesit, si urim për ditëlindje! (foto)

Nji ndër divat e muzikës, Madonna, e cika ka shkrue nji faqe të ndritun në historinë e muzikës botnore, feston sot ditëlindjen e saj të 59’të.

Por ajo që ka tërheq vëmendjen e mediave shqiptare dhe jo vetëm, ka qenë kangëtarja me origjinë nga Kosova, por tashma me famë botnore, Rita Ora.

Kjo e fundit  e ka urue divën e muzikës në profilin e saj në rrjetet sociale me nji fotografi, të shkëputun nga nji prej koncerteve ku ato të dyja bashkë ishin tue knue në skenë.

Deri këtu çdo gja në rregull, por në këtë fotografi Rita dhe Madonna kanë të ngritun gishtin e mesit.

“HBD queen” (“Gëzuar ditëlindjen Mbretneshë”), ka shkrue Rita.

Image