Rita në ‘takimin e parë’: Unë jam kosovare (video)

Kangëtarja kosovare me famë botnore, Rita Ora, sivjet ka me qenë prezentuese e ceremonisë MTV EMA, e cila ka m’u mbajt në Londër më 12 Nandor.

MTV EMA lajmin e bani publik sot, ndërsa ka postue edhe nji video për përcjellësit në rrjetet sociale që të njihen nga afër me prezentuesen e ceremonisë së sivjetme, përmes nji “takimi të shpejtë”.

“Unë jam kosovare. Nëse askush nuk e di se ku asht, asht n’Europën Lindore. Jam rrit në Londër”, nis ajo prezentimin në “takimin e shpejtë”.

Ajo ka fol edhe për tatuazhet e saj. Ka njoftue se ka 26 dhe se e preferuemja e saj asht në dorën e djathtë, nji lule të cilën e ka ba qe dy vjet.

Rita ka tregue se urren njerëzit kur dalin në takim dhe përdorin telefona mobil.

Në këtë “takim të shpejtë”, Rita asht vesh në ngjyrë të zezë, por nga e merr inspirimin ajo?

“E kam nga prindërit e mi”, ishte përgjigja e Orës.

Në takim të parë, Rita ka tregue se kishte me preferue me pi venë.

 

Shperndaje në: