Rita Ora flet për performansën e saj në Vatikan

Rita Ora ka me performue në koncertin “Himni i Nanë Terezës”, i cili ka me u mbajt më 3 Shtator në Vatikan.

Për herë të parë, kangëtarja me origjinë shqiptare në emisionin e ‘The Tonight Show” me Jimmy Fallon ka folë rreth emocionit të saj për këtë performanncë.

“Kam me shkue në Vatikan, nisem nesër. Unë jam person spiritual, prandaj Vatikani asht nji gja shumë e madhe për mue”, ka thanë Rita tue shtue se ndihet e nderueme për këtë fakt.