Rita Ora, imazh i Kompanisë italiane për tesha të mbrendshme, kqyrni fotot mahnitëse

Rita Ora asht imazhi ma i ri i markës italiane Tezenis. Kompania ka zgjedhë 24-vjeçaren kosovare për të promovue linjën ma të re të teshave të mbrendshme.

“Askush si ajo për hapjen e sfilatës”, shkruhet në faqen zyrtare të Tezenis.

Edhe vetë kangëtarja, ka publikue fotografi që kallxojnë entuziazmin e Ritës për këtë projekt, por edhe linjat e saj perfekte.

Rita asht shprehë: “Produktet e Tezenis janë shumë cilësore dhe këtë nuk e them, sepse jam i imazh i kësaj kompanie, mirëpo sepse prej kohësh unë jam nji kliente e tyme”.