Rita Ora ka ndryshue pamjen. Qe për çka!

Rita Ora doket se po i shijon xhirimet e filmit “Fifty Shades Darker” , prodhimit kinematografik që pritet me ba shumë bujë.

Ky asht vazhdimi i filmit të parë “Fifty Shades of Gray”, frymëzue nga triologjia e shkrimtares  britanike E. L. James, e cila asht njikohësisht edhe producente e versioneve kinematografike.

Rita Ora, në këtë episod luen rolin e motrës së Christian Greyt.

Në rolin e Mia Greyt, Rita Ora ka ndryshue edhe pamje, tue u kthye në bjonde.

Në rrjetet sociale, kangëtarja dhe aktorja me origjinë nga Kosova, ndan me fansat e saj momente nga seti i xhirimeve, i cili po zhvillohet në Vancuver të Kanadës.