Rita Ora kallxon sekretin e formave të saj

Rita Ora asht ndër artistët ma të komentueme të show bizit botnor edhe për paraqitjen e saj dhe për format e bukura që ajo gëzon.

Rita ishte në qendër të vëmendjes të Mërkurën kur po dilte nga apartamenti i saj në New York.

Krijuesja e hitit “Shine Ya Light” shfaqi trupin e saj të bukur të veshun me kostume tanësisht të kuqe.

Në nji intervistë për revistën “Cosmopolitan”, Rita ka kallxue sekretet e trupit të saj të bukur.

“Kqyri çka ha, por porcionin e ndaj në gjysë. Pra nëse due të ha nji hamburger, unë veç e ndaj në gjysë. Ose nëse due të ha patate të skuquna, atëherë nuk i ha së bashku me hamburger”, ka thanë Rita Ora.
Rita mban në formë trupin e saj përmes kombinimit të pilates, vrapimit, jogas, hiking dhe pompave, por ka thanë se asht e lumtun me madhësinë e trupit.