Rita Ora, projekt për kosovaret

U largue nga Kosova kur ishte vetëm 1 vjet, ndërsa shumë vjet ma vonë u ba Ambasadore Nderi e vendlindjes së saj. Për Rita Orën, ky titull asht nji nder, të cilin duhet ta meritojë.

Në nji intervistë të fundit me “Vanity Fair”, ku ajo pati nji rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën, bukuroshja kallxoi se asht tue punue me UNICEF për nji projekt ku në fokus janë femnat kosovare.

“Jam ndoshta nga të paktat artiste nga Kosova, të cilat janë të suksesshme. Femnat atje nuk e kanë lirinë për t’u shprehë, në kuptimin pa u gjykue, pa frigën e ndëshkimit dhe zani i tyne nuk ndigjohet. Kam takue çika nga 10 deri në 30-vjeç dhe jam tue punue me UNICEF për të krijue nji platformë ku këto femna mund të shprehin veten”, zbuloi ajo.

Rita nuk asht vetëm nji kangëtare. Tashma ajo ka lanë gjurmë edhe në fushën e modës me nji linjë veshjesh, në kinema tue aktrue në disa filma, si pjesë e jurisë në spektaklet e talenteve si “The Voice” apo “X Factor” dhe tash në “America’s Next Top Model”.