Rita Ora “pushton” edhe Rusinë!

Rita Ora ka me qenë në kopertinën e revistës Marie Claire, që ka me u publikue këtë muej në Rusi. Kangëtarja kosovare Rita Ora asht ylli kryesor i këtij mueji në revistën Marie Claire.

Kangëtarja kosovare shfaqet plot buzëqeshje në nji foto, të cilën e ka realizue shoku i saj Matt Irwin, siç ka ba të ditun ajo përmes postimit në Instagram.

Kangëtarja 25-vjeçare e arriti famën e saj shumë shpejt dhe po ngjitet në vazhdimësi, tue qenë gjithashtu, nji objekt reference për shqiptarët.