Rita po vjen, Rita po vjen!

Rita Ora ka me shoqnue Princ Charles dhe dukeshën Cornwall në vizitën e tyne në Kosovë. Ka me nisë me 18 Mars, në kuadër të vizitës ballkanike të oborrit Mbretnor në Ballkan, raporton Insajderi.

Lajmin për Insajderin e ka ba të ditun burimi mbrenda zyrës së Presidencës, por nuk kane dasht me dal publikisht.

Rita ka me ardhe në Kosovë dhe ka me shoqnue Princin Charles gjatë dy ditëve me 18 dhe 19 Mars dhe ka me ba nji lajmërim të madh”, ka thanë ky burim.

Insajderi mëson se bahet fjalë për nisjen e nji projekti për ndërtimin e shkollës së arteve, që asht projekt i mbështetun nga vet kangëtarja.

Përndryshe, kjo ka me qenë vizita e dytë e Princit të Wellsit në Kosovë, mbasi ai vizitoi Kosovën në vitin 1999, ndërsa asht vizita e parë për dukeshën Cornwall.

Lartmadhëria e Tyre do të arrijnë në Prishtinë më 18 mars, ku do të mirëpriten zyrtarisht nga Presidentja Atifete Jahjaga. Të nesërmen Princi dhe Dukesha së bashku me Presidenten do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore për të pagjeturit e luftës. Lartmadhëria e Tyre do të vendosin lule në Memorialin e Personave të Pagjetur pranë ndërtesës së Kuvendit, në Prishtinë. Dukesha e Cornëall dhe Presidentja Jahjaga do të takohen edhe me të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale për të dëgjuar për sfidat me të cilat janë përballur ato në kërkim të drejtësisë, si dhe për punën e Këshillit Kombëtar udhëhequr nga Presidentja”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Britanisë në Kosovë.