Robert De Niro e ‘godet’ fort Trumpin, qe qysh se!

Robert De Niro, aktori dhe producenti amerikan, ka deklarue si të “luejtun mendsh” Donald Trump, kandidatin republikan për president të SHBA’ve.

Përpara nji audience në Sarajevë kur prezentoi versionin dixhital të filmit “Taxi Driver” ai u shpreh.

“Trump, nji biznismen miliarder që kërkon postin e tij të parë publik, ka shkaktue nji varg polemikash me deklaratat nxitëse për kundërshtaren kryesore të tij Hillary Clinton, për armët, myslimanët, veteranët e luftës etj.”,- asht shpreh aktori.

“S’e di, por asht çmenduni që njerëzit e pëlqejnë Donald Trump. Ai s’duhet të jetë aty ku asht, Zoti na ndihmoftë!”- ka vijue ma tej aktori dhe producenti amerikan.

Deklarata e tij u duartrokit gjanësisht nga të pranishmit në Teatrin Kombëtar të Sarajevës.

“Gjithçka që ai ka thanë deri tash asht çmenduni qesharake. Ai asht krejtësisht i luejtun mendsh”,- asht shpreh aktori.

 

Actor Robert De Niro talks to reporters and film professionals during "Coffee with..." event during the 22nd Sarajevo Film Festival in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, August 13, 2016. REUTERS/Dado Ruvic