Robert de Niro hap Festivalin e Filmit n’Sarajevë

Aktori amerikan, Robert de Niro, e ka hapë Festivalin e filmit në Sarajevë, derisa asht shpërblye me çmimin për të arritunat jetësore.

Aktorit de Niro, 72 vjeçar, gjatë nji ceremonie nën qiell të hapun, në praninë e 3 mijë njerëzve, ju dha çmimi i festivalit “Zemra e Sarajevës”.

Njiherit, asht shfaqë filmi “Taxi Driver” i vitit 1976, ku ai e kishte roilin kryesor, ndërsa regjinë e kishte ba, Martin Scorsese.

Gjatë këtij festivali, që vazhdon deri më 20 Gusht, kanë me u shfaqë edhe afër 200 filma të tjerë.

I krijuem si nji “akt i rezistencës” gjatë rrethimit të Sarajevës në periudhën 1992-95, në këtë festival rregullisht marrin pjesë emna të njohun të kinematografisë botnore.

Në mesin e atyne që deri tash kanë marrë pjesë në festivalin e Sarajevës ishin edhe Angelina Jolie, Brad Pitt, Juliette Binoche dhe Jeremy Irons.