Roberto Saviano: Mafia po flet – na duhet me e kuptue

Intervista e Salvo Riinës te “Porta a Porta” asht ndoshta komunikimi ma i fortë i Cosa Nostra’s në 20 vitet e fundit, por nëse nuk ke instrumentet e duhuna për me e kuptue, mundet me t’u dukë nji intervistë banale.

Kështu tha gazetari Roberto Saviano, tue u përpjekë me deshifrue mesazhin e intervistës së djalit të bosit të Cosa Nostra’s për Televizionin Publik Italian RAI.

Simbas meje, tha Saviano, cak i intervsitës nuk ishte publiku e as gazetari Bruno Vespa, por dy entitete.

Sidomos për gjyqësorin, të cilit Salvo Riina i sugjerio se Cosa Nostra e vjetër nuk ka ndryshue. Djali i mafiozit deshi me thanë se nuk pendohet, por as nuk pranojnë ma izolim në burgjet e sigurisë së naltë. E në këmbim, secili mafioz merr veç përgjegjësinë e tij, por pa akuzue asnji tjetër. Por ata nuk duen burg të randë e as me ua sulmue familjet.

Mesazhi i dytë i djalit të mafiozit, simbas Robert Saviano’s asht për vetë Cosa Nostra’n. Nuk shkojmë ma në burg. Mos na bani me pague për fajet tueja. Asht nji mesazh për familjet e mafiozëve: mos guxoni me ndërhy në mes të këtij shkëmbimi.

Gazetari dhe shkrimtari i njoftun, autor i librit të famshëm “Gomorra”, thotë se mafia e shfrytëzon momentin kur nuk ka vëmendje ndaj saj, për me dhanë mesazhe të tilla.

Ma tej, ai duket sikur i del në mbrojtje gazetarit Bruno Vespa për intervistën, kur njajtë si Vespa, thotë se për me luftue mafian, duhet me e njoftë.

Nuk mjaftojnë arrestime dhe deklaratat për me luftue mafian: lufta ndaj mafias bahet tu’ e njoftë e tu’ ditë shumë për të. Ndërsa rreziku në nji shtet të dobët asht që mos e e kuptue këtë. Mafia po flet, a gjaja ma e randë asht se nuk po kuptohet, – tha Saviano gjatë nji programi në televizionin publik italian.