Rrëfehet Armina Mevlani: Qe qysh po baj pare falë Instagram’it (foto)

Armina Mevlani, nji prej blogereve ma të ndjekuna në Shqipni dhe jo vetëm ka vendose me nda me publikun nji sekret. Gjatë nji emisioni radiofonik, Armina tregon se si fiton të ardhuna nëpërmjet fotove që poston në Instagam.

Ajo thotë se janë numri i madh i ndjekësve dhe kontaktet me firma të ndryshme të njoftuna ato që po i hapin udhen drejt suksesit dhe nji të ardhme me të ardhuna të majme.

Ajo tha se fitimet vijnë nga veshjet dhe dhuratat që i bahen nga firma të ndryshme. Bahet fjalë për produkte që Armina i reklamon në rrjetet sociale dhe që jau sugjeron fansave të saj.

Gjithashtu, ajo ka shtue se çdo postim i saj paguhet me anë të nji kuote e cila varion nga firma, me të cilën ajo bashkëpunon apo reklamon.