Rrëfimi i papritun i Bebe Rexhes për Daily Mail

Kangëtarja Bebe Rexha ka ba nji deklaratë, përmes së cilës kallxon të vërtetën që mundet me u mshefë mbas çdo suksesi në botën e showbiz’it.

Tue folë për “Daily Mail”, ajo ka thanë publikisht se asht ngacmue seksualisht nga producenti i saj, i cili i kërkoi favore seksuale.

“Nji producent shumë i njohun, i cili ka ba shumë kangë të mëdha, filloi me më prekë. Mandej ai më tha që dëshironte me ma ble nji fustan dhe se duhet me takue vazhdimisht pa i kallxue asnji njeriu. I tanë ekipi im po kërkonin mos me reague, mbasi më duhej nji kangë për me ba hit, por unë u çova dhe mora taksin e parë që gjeta. Nuk u ktheva ma kurrë në ate studio”, ka thanë ajo pa përmendë emnin e producentit.