Rrëfimi interesant i Dua Lipas për jetën e saj

Dua Lipa ka folë në “SPIN Magazine”, për idhujt e saj në muzikë dhe fillimin e vështirë të karrierës.

Kangëtarja shqiptare ka zbulue për fansat e saj se kur ishte vetëm 13 vjeç, prindët vendosën me u kthye në Kosovë, në shtetin e tyne të origjinës, për të cilin Dua asht shumë krenare, megjithatë asaj i duhej të vendoste nëse ka me i ndjekë ata apo ka me jetue vetëm në nji qytet të madh si Londra.

Ajo nuk donte me qenë nji yll i muzikës në Kosovë, por donte me u ba nji yll ndërkombëtar dhe kështu ndodhi. Kështu që kur ajo mbushi 15 vjeç filloi me jetue vetëm. “Nuk jam e sigurt nëse kuptoja se çfarë isha tue ba, çfarë ishte me i la enët, teshat e të tjera. Isha shumë e keqe në punët e shtëpisë”, asht shprehë ajo.

Dua Lipa ka kallxue edhe për nji periudhë të vështirë, në të cilën i asht dasht me punue për me sigurue pare, ndërkohë që mblidhte pare për me ba muzikë.

“Isha kameriere në nji restorant meksikan dhe për ma tepër nuk më pëlqen hiç ushqimi i tyne. Aty të gjithë ishin të dehun dhe më ngacmonin me lloj-lloj fjalësh”. Lipa foli edhe për idhujt e saj në muzikë, tue thanë se asht fanse e Beyonce’s, Nelly Furtado’s dhe Pink.