Rrëfimi prekës: Po vdes në burg, due liri me kusht, me i kalue ditët e fundit në shpi

Fati nganjiherë asht shumë i keq. Të paktën i tillë asht për Miriem Musollarin, nga fshati Lozhan i Maliqit në Shqipni.
Asht vetëm 29 vjeç dhe po tretet dita-ditës nga nji sëmundje vdekjeprunëse. Ndërsa, ndodhet në vendin që në nji situatë të tillë nuk asht dashtë me qenë, në nji nga qelitë e Burgut të Sigurisë së Naltë të Drenovës.

Fati i keq e ka ndjekë qysh herët, me vdekjen njani mbas tjetrit të prindve e mandej vllaut dhe motrës. I mbetun i vetëm dhe në gjendje të keqe ekonomike, ky i ri ka vjedhë nji shumë të pareve në nji barnatore dhe ka përfundue në burg.

Gjykata e Korçës e ka dënue atë me 3 vjetburg. Por, jo vetëm kaq. Nji vit ma parë, Musollari ka mësue se vuen nga nji sëmundje e pashërueme dhe tani i duhet me u përballë njikohësisht me drejtësinë dhe me vdekjen. Në gjendje të randueme psikologjike dhe pa shpresë, Miriem Musollari kërkon me u lanë i lirë, edhe pse i kanë mbetë edhe 20 muej për me përfundue denimin.

Në nji intervistë të dhanë për “Gazeta Shqiptare”, i denuemi kallxon me detaje historinë e tij emocionuese. Musollari pohon se u detyrue me vjedhë se kishte mbetë pa bukë.

I rrënuem dhe i pashpresë, i riu thotë se asht shokue kur ka mësue se vuente nga nji sëmundje dhe se i ka ditët të numërueme. Ai shprehet se prej asaj dite kur mori lajmin e kobshëm, jeton i vetmuem dhe asht krejt i pashpresë.

Ndërkohë, i burgosuni Miriem Musollari i ban apel ministrit të Drejtësisë që me lanë të lirë dhe me i kalue ditët e fundit të jetës në shpinë e tij. Simbas tij, gjykata ja ka refuzue dy herë kërkesën për lirim me kusht.