Rrëfimi tronditës i eskortës: Çka ndodh mbrenda hotelit për 350$

Termi eskortë asht nji term i moderuem për me përshkrue prostitucionin e luksit në ditët e sotme. Nji eskortë, ndryshe nga nji prostitutë, ka benefite të shumta dhe mbi të gjith çmim ma të naltë.

Për “The Mirror”, ka pranue me rrëfye disa prej mistereve të këtij profesioni nji prej eskortave të luksit, e cila ka nji tarifë shumë të krypun Ajo asht 25 vjeç nga Sidney, dhe e ka nisë këtë punë që prej adoleshencës.

Çmimi i saj asht 350$ për 1 orë, 650$ për orën e dytë, dhe çdo orë plus tarifa asht 184$. Ky çmim asht nji lloj selektimi që ajo ban për klientët e saj, mbasi jo të gjithë kanë mundësi që të përballojnë të tilla tarifa. Sigurisht për festa të veçanta, ku njerëzit nuk duen me qenë vetëm, tarifa e saj asht marramendëse.

Por, cilat janë gjanat që ajo refuzon me i ba? Seks me role sidomos ato që përfshijnë incestin, fetishe të çuditshme, apo seks me dy mashkuj njikohësisht. 25 vjeçarja shprehet se në asnji moment nuk e vendos veten në rrezik. Mashkujt irlandezë janë të vetmit që ajo refuzon me shkue me çdo kusht.

Por, cilët janë mashkujt që ajo përzgjedh? Ma së shumti ata që janë zyrtarë të moshave nga 40 deri në 60 vjeç. Simbas saj, ata janë ma të kulturuem dhe puna asht ma e thjeshtë me mashkuj të tillë.

Gjithshtu, ajo zbuloi edhe nji sekret për mashkujt e martuem. Ata gjithmonë kërkojnë orën 7 ose 8 të mëngjesit. Ajo ka shkue gjithësej me 1200 mashkuj të ndryshëm.

Për jetën personale ajo tregon se ka pasë disa lidhje të shkurta ku të gjithë personat e kanë ditë për punën që ban.

Ajo tregon se për me pasë nji lidhje serioze duhet fillimisht të tërhiqet nga ky profesion dhe të mshefë të gjithë gjurmët e së kaluemes, mbasi mendon se nuk asht gja e mirë që partneri të jetë në dijeni të kësaj gjaje.