Rrokaqielli ma i naltë n’botë. Qe si doket!

1-rrokaqielli

Arkitekti spanjoll, Santiago Calatrava, ka prezantue në Dubai projektin e ndërtesës së ardhshme ma të naltë në botë, e cila do t’ja kalojë ndërtesës aktualisht ma të naltë, Burj Khalifa, që gjendet në të njajtin qytet.

Ballkone rrotulluese, zona të gjelbra të inspirueme nga “Kopshtet e Babilonisë”, hotele dhe restorante, janë vetëm disa nga detajet e kësaj ndërtese të re të përshkrueme nga drejtori i kompanisë “Emaar Properties”, Mohamed Alabbar, i cili qendron mbrapa këtij projekti.

Alabbar e quen këtë ndërtesë edhe si “monument elegant”, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth nji miliardë dollarë.

Simbas arkitektit spanjoll, Calatrava, bahet fjalë për nji ndertesë të hollë që do ta ketë formën e nji minareje dhe naltësia e saj do të jetë ma shumë se nji kilometër.