Rrugëtimi i hyjneshave drejt Kosove

Prishtina si kryeqyteti i Kosovës, asht qendra e zhvillimeve kulturore dhe artistike.

Prandaj jo rastësisht edhe Skulptorja Arjetë Miftari e ka zgjedhë këtë qytet me shfaqë ekspozitën e saj të katërt me radhë.

Ajo për Televizion Rrokum thotë se simboli kryesor i kësaj ekspozitë asht “Hyjnesha” që tregon rrugëtimin e të gjitha kohnave.

Miftari tregon se asht e lidhun edhe emocionalisht me hyneshat.

Nji detaj i ekspozitës asht se të gjitha Hyjneshat kanë të vendosun rreth qafës nga nji shallë, gja që asht edhe nji urëlidhëse mes skulptorës dhe hyjneshave.

Të trembdhete hyjneshat kanë edhe domethanie, si ajo e fjetun, e braktisun, e ngulfatun nga populli, e plleshmënisë, mbasi hyjnesha asht femen etj.

Ekspozita përfshin Skulpturë pikturë dhe fotografi, që kanë për qëllim me i kthye tana hyjneshat në Kosovë.

Po ashtu hyjneshat janë të vendosuna përballë njana-tjetrës, që simbas skulptorës edhe bisedojnë me njana tjetrën.

Miftari po ashtu tregon se ka punue dy vjet për realizimin e skulpturave, me material të polomermerit.

Ekspozita “RRUGËTIMI” nga skulptorja Arjetë Miftari ka me u mbajtë me datë 20 Prill 2016 dhe ka me qenë e hapun për 10 ditë.