Rusët “pushtojnë” Palmirën me muzikë

Rusia po don me marrë supermacinë e luftës kundër terrorizmit në Siri.

Vetë Presidenti Vladimir Putin, asht kujdesë që Filharmonia e teatrit Marinski në Shën Petërburg me egzekutue muzikë të zgjedhun klasike në zemër të qytetit antik sirian të Palmirës, në teatrin e lashtë.

Përmes nji lidhjeje direkte nga Moska, Putin ka falenderue ata që po luftojnë kundër terrorizmit, derisa në shfaqjen e Filharmonisë ishte i pranishëm edhe minsitri rus i kulturës. Në koncert kishte gjithashtu edhe përfaqësues të UNESCO’s, por edhe të disa vendeve aleate të Rusisë, si Serbia, Siria, Franca e Peruja.

I drejtuem nga dirigjenti i famshëm rus Valery Gergiev, koncerti konsiderohet si mbështetje ndaj projektit të UNESCO’s për restaurimin e dameve që Shteti Islamik bani mbi qytetin e lashtë, rreth 10 muej ma parë, por edhe si homazh ndaj viktimave civile nga ky qytet.

 

filharomia