Sa miq të vërtetë kemi? Studiuesit izraelitë kanë nji mënyrë për me llogaritë

Na nuk jemi shumë t’aftë me gjykue miqësinë që kemi me njerëzit. Miqtë e vërtetë janë në fakt, gjysa e atyne që na i konsiderojmë të tillë.

Ky asht përfundimi i nji studimi të kryem nga Universiteti i Tel Avivit dhe Institutit të Teknologjisë në Masaçusets. Studimi i publikuem në revistën “Plos One” ka krijue nji “algoritëm të miqësisë”, me anë të të cilit përllogarit në mënyrë objektive se, cilat marrëdhënie miqësie janë të randësishme dhe reciproke.

Studiuesit kanë krye eksperimente sociale me 84 persona dhe u kanë shtuae të dhanave të dala prej tyne përfundimet e nji sondazhi për miqësinë, të realizuem me 600 studenta në Izrael, Europë dhe SHBA.

Falë këtij algoritmi asht zbulue nji fakt befasues.

“Kena vue re se, 95 për qind e pjesëmarrësve në sondazh besonin se, marrëdhëniet e tyne të miqësisë ishin reciproke. Nëse mendon se nji person asht miku yt, ti pret që ai me mendue të njajtën gja për ty, – thotë dr. Erez Shmueli, autor i studimit. Por, në të vërtetë, nuk asht kështu. Vetëm 50 për qind e të intervistuemve janë në kategorinë e miqësisë së dyfishtë, pra asaj të deklarueme nga të dyja palët”.