Sa munden me ndejt femnat pa ba seks? Ky studim ka me ju befasue (foto +18)

Jeta jonë përbahet nga pesë pjesë të randësishme: emocionalja, mendorja, shoqnorja, shpirtnorja dhe fizikja. Nuk mundeni me zgjidhë cila prej tyne ka ma shumë randësi, mbasi të pesta këto pjesë janë projektue për me punue së bashku në harmoni.

Marrëdhania seksuale asht nji nevojë biologjike që lind me njeriun, por që formësohet gjatë pubertetit ku pësohen edhe ndryshimet e para psiko-fizike dhe fillohet të eksplorohet nga pak intimiteti.. Prania e seksit në jetën e gjithësecilit asht zgjedhje e zgjidhje përnjiher, por e dini sa mundet me ndejt nji femën pa ba seks?

Për me ju përgjigjë kësaj pyetje, revista femnore gjermane Petra kreu nji studim me mbi 10 mijë gra të moshës 29 dhe 39 vjeç. Rezultatet u publikuen në të përjavshmen Bild.

Rezultatet treguen se gati 58% e grave gjermane munden me ndejt pa ba seks gjatë tanë jetës së tyne, 33% prej tyne munden me ndejt deri në dy vjet, 41% munden me ndejt nji vit dhe 27% munden me ndejt pa ba seks deri në gjashtë muej.

Simbas terapistes Marlene Ann Henning, mbas tre muejsh pa seks, femnat kishin gjendje ankthi të lehtë, mbas gjashtë muejsh përjetojnë thatësi vaginale dhe stres, kurse mbasi kalon nji vit pa krye marrëdhanie kanë çrregullime horomonale, sistem të dobët imunitar dhe humbje të tonifikimit të muskujve vaginalë.

Shperndaje në: