Sakrifica që ban kjo vajzë për me realizue andrrën e fminisë!

Jeta ndonjiherë të përball me shumë sfida. E randësishme asht që me qendrue të fortë dhe me pasë guximin për me ecë përpara. Nji vajzë që kishte kambën e preme, mbasi vuente nga kanceri në kockë, ka sfidue veten tue konkurue në nji konkurs baleti.

Gabi Shull ka qenë në kurs vallëzimi për tre vjet para se me u diagnostifikue me sëmundje të keqe dhe prindët vendosën me shkëputë mbasi kishte nevojë për nji operacion.

Mjekët vendosën me ja pre gjysën e kambës. Kjo humbje nuk e ka ndalue 14 vjeçaren që me shumë vendosmëni me ju kthye andrrës së saj për me u ba balerinë dhe tue shpresue që me qenë nji frymëzim për shumë të tjerë.