Sekretari britanik pranon se ka ba seks me prostitutë!

whittingdale

Sekretari për kulturë i Britanisë, John Whittingdale, ka mohue se marrëdhania me nji grue, e cila ka dalë të jetë punëtore seksi, ka ndikue në vendimet e tij në postin aktual.

Katër gazeta kanë mësue për marrëdhanien e tij, e cila ka ndodh para se Whittingdale të bahej pjesë e kabinetit, por ato kanë vendos të mos e publikojnë historinë.

Whittingdale ka thanë se ka përfundu marrëdhanien me të marrë vesh se grueja ka qenë punëtore seksi, në Fror të vitit 2014.

Qeveria britanike ka thanë se Whittingdale “asht beqar, me të drejta për jetë private” dhe se ai e ka besimin e plotë të kryeministrit David Cameron.

John Whittingdale ka marrë postin e sekretarit për Kulturë, Media dhe Sport qysh në Maj të vitit 2015.