Sekretet për nji dashni të përjetshme simbas ekspertëve

Profesori Jacqui Gabb, i njohun në Britani të Madhe si ekspert në fushën e lidhjeve, i ka nda tri ndër aspektet ma të randësishme të nji lidhje të fortë.

I shkruem bashkë me Dr Meg John Barker, libri kërkon me zbulue përgjigjen e pyetjes ma të zakonshme nga çiftet anë e mbanë botës: “Cilat janë sekretet për nji dashni të përjetshme”?

Komunikimi
Profesori Gabb sugjeron se përderisa disa çifte e shohin si metodë terapeutike bisedimin për nji kohë të gjatë rreth nji çashtje të caktueme; të tjerët janë të aftë me komunikue edhe në mënyrë jo verbale. Simbas tij, asht në rregull se në vend se të flisni, të dilni të ecni apo të kqyrni TV në përqafimin e njani-tjetrit.

Gjestet
Në studimin e tyne të gjanë, profesori Gabb dhe Dr Barker kanë zbulue se gjestet e vogla, siç asht pregaditja e nji çaji dhe t’ia dërgoni partnerit në shtrat, mundet me qenë ndërtues i mirë i lidhjes së fortë.

Zakonisht gjanat ma të zakonshme dhe ma të thjeshta kanë ma së shumti randësi për dikë. Kryemja e punëve të shtëpisë, largimi i bërllogut etj.

Qeshni së bashku…
Nuk asht fjala vetëm me qeshë me të njajtin film komik, por edhe të jeni në të njajtën ‘faqe’ sa i përket sensit të humorit. Simbas Grubber, shpeshherë në mes të fjalosjes asht nevoja ta lironi presionin dhe të keni kapacitetin për me gjetë diçka argëtuese në ato momente.