Sekreti për nji marrëdhanie të lumtun asht i thjeshtë

Sekreti për nji marrëdhanie të lumtun asht në fakt, diçka që na e kemi ba gjithmonë.

Stabiliteti.

Nji studim i ri tregon se nuk asht e nevojshme inteligjenca e partnerit tuej, shneta apo edhe kërkesat për seks që e bajnë nji lidhje me zgjatë. Në vend të kësaj, asht besimi se ju keni zgjedhë partnerin ma të mirë të mundshëm.

Në terma pak ma delikate, kjo mvaret nga vlera e partnerit tuej në lidhje me partnerët e tjerë të mundshëm.

Tash kjo asht e randësishme, Daniel Conroy-Beam, autori i studimit, e quen ate “vlera e mospërputhjes me partnerin”.

“Disponueshmënia e partnerëve, të cilët plotësojnë ma s’miri preferencat e njanit, zvogëlon kënaqësinë e marrëdhanies në çift, sidomos për njerëzit që lidhen me partnerë më vlera ma të ulëta se sa vetja e tyne”, thotë Beam.