Seksi online, biznis i jashtëzakonshëm, qe qysh bahet në Britani

Para disa kohësh, nji program televiziv në Shqipni denoncoi nji të ashtuquejtun skandal.

Simbas tyne, disa vajza bajnë ‘seks online’ me klientë nga krejt bota.

Vajzat thanë se fitojnë shumë mirë nga ky biznis.

Por ‘seksi online’ nuk asht nji histori e re.

Nji prej vajzave që bajnë ‘seks online’, thotë se jo vetëm fiton shumë mirë, por kjo e ka ndihmue me kurue veten nga anoreksia.

Britanikja Jayme Jones, 21 vjet, thotë se ishte në pikën ma t’ulët nga anoreksia, mbasi hante vetëm nji domate në ditë.

Atëherë ajo vendosi me provue diçka të re, mbasi kishte veshtirësi në pagimin e faturave.

Tashma ajo plotëson fantazitë e mashkujve online për tetë orë në ditë dhe vitin e shkueme fitoi plot 52 mijë sterlina.

Jo vetëm kaq, por ajo thotë se merr shumë dhurata nga klientët e saj.

Jayme bleu nji kamera HD dhe ngriti nji ambient ‘pune’ në shtëpi.

Tash ajo e ka mposht anoreksinë dhe i dashtuni i saj prej dy vitesh nuk asht aspak i shqetësuem, tue e pranue karrierën e saj.

Ajo shpenzon 5 mijë sterlina në vit vetëm tue ble të mbrendshme dhe shpreson se shumë shpejt të ketë nji biznis të sajin me webkamera.

 

2-seksi

 

3-seksi

 

4-seksi

 

5-seksi

 

6-seksi

 

7-sexi