Selena Gomez merr nji vendim të habitshëm

Ylli i popit, Selena Gomez ka thanë se ka me heq dorë përkohësisht nga muzika, kjo për shkak të sulmeve të panikut dhe depresionit, që shkaktohen nga sëmundja lupus.

Kangëtarja 24 vjeçare u diagnostifikue vitin e kaluem me këtë sëmundje, ndërkohë që nji pjesë të mirë të ardhunave të turit të saj u shpreh se ka m’i dhurue për kërkimet për lupus.

“Kam zbulue se ankthi, sulmet e panikut dhe depresioni janë disa nga pasojat e lupusit. Unë due që të jem produktive dhe të fokusohem në shneten dhe lumtuninë time, kështu që kam vendosë që mënyra ma e mirë asht ta bëj nji pauzë. Më duhet të përballem me këtë dhe të baj ma të mirën e mundshme”, ka thanë artistja përmes nji deklarate.