Selena Gomez nuk do me ja ditë çka thojnë për ta

Ajo asht rritun në ekranet dhe radiot tona, por tashma nuk asht ma vogëlushja e Disney Channel.

Në nji intervistë për GQ-në 23-vjeçarja thotë se nuk ka kohë me u shqetësue për njerëzit që e gjykojnë.

Kangëtarja e “The Hands to Myself” gjithashtu ka ba të kjartë që nuk ka kohë as për me ndje keqardhje për veten. “Nuk e kam mundësinë me ndërtue jetën time me njërëz që kanë nga nji mendim në çdo hap tandin”, ka rrëfye ajo për GQ.