Selman Jusufi, laureat i çmimit për vepër jetësore në Teatër

Pa thanë asnji fjalë të vetëm ministri i Kulturës Kujtim Shala, ndau çmimet sot vjetore për teatër.

Çmimi për vepër jetësore në fushën e Teatrit i shkoi aktorit Selman Jusufi, me arsyetimin e jurisë se ky aktor për gjithë krijimtarinë e tij shumëvjeçare asht identifikue si mjeshtër i ndërtimit të karaktereve shumë dimensionale në shfaqje teatrore në Kosovë dhe Maqedoni.

Vetë aktori tha se këtë çmim ka me ia dedikue tanë bashkëpunëtorëve të tij.

Ndërsa çmimet e tjera që u ndanë ishin edhe shfaqja ma e mirë për vitin 2015 që i takoi Prizrenit më titull “Shërbëtori i dy zotnive”, çmimi për prezantimin ma të suksesshëm ndërkombëtar i shkoi shpisë teatrore e filmike “Akt”.

Nga ana tjetër regjia ma e mirë për vitin 2015 i takoi regjisorit Bekim Lumi me shfaqjen “John Cage’s Hamlet” ndërsa aktorja ma e mirë për vitin 2015 u zgjodh Teuta Krasniqi me rolin e Shkurtës në shfaqjen “Gishti”.

Të gjitha këto çmime i ndau ministri Shala, ndërsa vlerësimet u banë nga juria.