Senatori kërkon falje: Ja futa duert kësaj modele për hajgare (foto +18)

Ngacmimet seksuale janë kthy në kryefjalën e ditës në botën perëndimore, sidomos në SHBA e Britani.

Tash asht radha e senatorit Al Franken për me dalë nën akuzë.

Modelja dhe komentatorja sportive Leeann Tweeden tha se Senatori demokrat i ka fut duert, teksa ajo po flente.

Ajo tha se dy incidente ndodhën në Dhetor të vitit 2006, kur të dy ishin në nji turne për me argëtue trupat amerikane jashtë vendit.

Në atë kohë Franken nuk ishte fut në politikë, por ishte vetëm komedian.

Senatori i Minesotës tha se kërkon falje për puthjen.

Sa i takon fotos kur ajo ishte tue flejt, ai tha se qëllimi ishte me ba hajgare, por dukej se nuk ishte e tillë.

“Nuk duhej ta kisha ba atë veprim,” tha ai.

Akuzat që i janë ba producentit Harvey Weinstein për abuzime seksuale kanë provokue nji tërmet me reagime.

Nën akuzë janë njerëz të fuqishëm të politikës dhe artit.