Sendet personale të Whitney Houston në ankand, ka edhe nji diçka interesante!

Sikurse ndodh mbas vdekjes së shumë ikonave nga jeta, sende të tyne personale dalin në ankand. Këtë herë ishte radha e kangëtares së ndjerë Whitney Houston, ku ma shumë se 100 sende simbolike të karrierës së saj, kanë me dalë në ankand në Beverly Hills në datat 24 dhe 25 Qershor.

Këto i bani me dije në nji deklaratë për mediat, menaxheri, njikohësisht edhe presidenti i Houston Estate, Pat Houston.

“Na menduem se ishte koha e duhun për me i dhanë njerëzve që donin Whitney dhe muzikën e saj, diçka nga ajo, mbasi të njajtën dashni ka ndje edhe ajo për tanë.

Sendet përfshijnë kostume të divës se muzikës, që kushtojnë nga 2 mijë deri në 3.500 dollarë. Por, ndër pikat kryesore të ankandit janë skenari personal i filmit të vitit 1995 “Waitting Exhale”, i cili kap vlerën e $ 1,000.

Po ashtu, interesante asht edhe nxjerrja ne treg e pasaportës së parë, që Whitney ka përdorë për turneun e saj muzikor ndërkombëtar, e cila shkon deri në 1 mijë e 300 dollarë.