Serbët e pranojnë: Kangëtaret shqiptare janë tue pushtue mediat botnore

Deri kohët e fundit asnji kangëtare nga gadishulli ballkanik nuk ka arritë me ba karrierë ndërkombëtare në skenat e mëdha botnore të muzikës.

Kështu e ka nisë nji shkrim gazeta ma e madhe beogradase, Blic, e cila thotë se situata tashma ka ndryshue në saje të kangëtareve nga Kosova dhe Shqipnia.

Gazeta ma tutje shkruen se katër kangëtaret shqiptare po pushtojnë mediat bonrore, ku kangët tyne po thyejnë rekord t’shitjeve.