Serbia ka shpijune, e jo na!

Deri para do kohe, ajo së bashku më të atin drejtonin nji fermë kafshësh. Por Dane Hrkalovic, me profesion veterinar, kur e merr vesh se me ç’detyrë ishte e ngarkueme e bija e tij Dijana, vendos me largue si bashkëpronare të fermës familjare.
E ç’detyrë paska Dijana?
Çfare roli ja paska besue asaj Beogradi?
Çfare lidhje ka ajo me Kosovën?
Psikologja prej Pozarevac, Dijana Hrkalovic, simbas informacioneve konfidenciale të posedueme nga tesheshi.com, ka në përgjegjësinë e saj mbi 150 agjenta të sigurimit sekret serb BIA në Kosovë.

Këta agjenta, janë të infiltruem në shumë sektorë; e në radhët e tyne janë mjekë, ish-policë, mësues e profesorë, punëtorë komunalë; dhe për çudi edhe fermerë dhe veterinarë, sepse Dijanën e ka lidhe fort puna me ta përmes fermës familjare.

largea_dijanneeee-jpg1457383856

Në krye të agjentave të BIA’s në Kosovë, ajo ka për detyrë me i çue ne Beogradin zyrtar tana informatat dhe lëvizjet që ndodhin atje.
Dijana Hrkalovic asht nji ndër personat kryesor në Pallatin e Drejtësisë në Beograd, ku asht vendos edhe Drejtoria e Policisë së Krimeve, prej ku Hrkalovic dërgon informacione për BIA’n.
Zyrtarisht, Dijana Hrkalovic mban postin e sekretares në Drejtorinë e Policisë së Krimeve; ndërsa para se të angazhohet në BIA në vitin 2012, ajo ka punue në fermën e familjes të cilën e mban baba i saj, Dane Hrkalovic, me profesion veterinar.
Deri para do kohe, Dijana ka qenë edhe bashkëpronare e fermës “Stočarske zadruge DH” nga Pozarevac’i, por baba i saj e ka largu nga kjo fermë.
dijana spijunja1
Nji burim i tha portalit tesheshi.com se kur Dane e ka kuptu se çfarë punë po ban çika e tij, me 8 Dhetor 2015, në Agjencinë për Regjistrim ka përcjellë kërkesën që emni i Dijanës me u hek  prej pronareve e fermës familjare; e vërtetueme kjo edhe nga dokumente civile.
Kjo psikologe e ma vone  fermere, që sot asht inspektore shërbimesh të mshefta, si njoftojnë burimet e portalit tesheshi.com, ka çue me detyrë agjenta shqiptarë e serbë, si thuhet në jug të Serbisë, per me mbledhe informacione të tana profileve, nganjiherë edhe nën “maskën” e interesimit për zhvillimin e fermave në Kosovë.
Dhe në bazë të dhanave, Hrkalovic deri sot i ka angazhue mbi 150 agjenta në tana viset e Kosovës.
Ndërkohë, në Beograd, Dijana Hrkalovic njihet shumë edhe për aferat e saj korruptive, si dhe për survejim të mediave dhe gazetarëve që janë kritikë ndaj pushtetit.
Zoja Hrkalovic, kryeshpijunja e Beogradit për Kosovën, asht edhe njana prej themelueseve te Partisë Përparimtare Serbe (SNS), dhe gëzon besim të madh te kryeministri Aleksandar Vucic.