Sfilata cullak në Kopenhagen

Dizajnuesi danez, Nicholas Nybro, mori vendim te çuditshëm për me i nxjerrë në modelët e tij komplet nudo gjatë javës së modës në Kopenhagen.

Simbas tij, ky vendim kishte si qëllim t’i kushtonte nji “tribut trupit njerëzor” dhe sigurisht nuk kishte asgja për m’i lanë vend imagjinatës.

Nybro spjegoi se dalja cullak në shfaqjen e tij nuk kishte asnji qëllim provokativ, por ma tepër ishte si nji kujtesë se të gjithë janë të bukur para se të veshin trupin e tyne me tesha.