Shanias nuk ja ka mbush synin ‘penisi’ i Brad Pitt

Kangëtarja Shania Twain ka zbulue nji sekret të hitit të saj “That Don’t Impress Me Much” nga viti 1998.

Ajo ka thanë se inspirimin për këtë kangë e ka marrë nga nji foto lakuriqe e aktorit të njoftun Brad Pitt.

“Unë nuk e kam thanë asnjiherë ma parë këtë. Do ta them tash. Unë po shkrueja albumin dhe në atë kohë ishte skandali i Pitt dhe Gwyneth Paltrow, dhe po ashtu ishin disa foto lakuriqe. Dhe kjo ishte aty”, ka thanë ajo.

“That Don’t Impress Me Much” asht pjesë e albumit Come on Over, i lansuem në Nandor të vitit 1997, tre muej mbasi që Brad Pitt paditi revistën “Playgirl” për shkelje të privatësisë, me rastin e publikimit të fotove të tija lakuriqe.