Sharapova harron tenisin, qe me çfarë biznisi merret

Maria Sharapova po e shfrytëzon në mënyrën ma të mirë të mundshme periudhën e qëndrimit jashtë fushave të tenisit. Derisa koleget e saj ndodhen në Paris për turneun Roland Garros, rusja merr plotësisht rolin e sipërmarrëses. Ish numri 1 i botës prezentoi në Chicago gamën e re të produkteve të ambla “Sugarpova”.

Që nga 7 Marsi, kur ajo deklaroi pozitivitetin e saj në testet antidoping për Meldonium, Sharapova iu rikthye bizniseve, tue pa se edhe nji pjesë e sponzorëve të saj e ndërprenë bashkëpunimin me te. Dhe, mesa doket, ruses po i ecën gjithçka mirë në këtë pikë.