Shembet restoranti i shqiptarit ku shkonin Kennedy e Nixon

Restoranti i famshëm në Boston të SHBA, “Anthony’s Pier 4”, i themeluem nga shqiptaro-amerikani Anthony Athanas,  nuk egziston ma.

Komuna e Bostonit i çoi bulldozerat me shemb përfundimisht restorantin ma të famshëm të themeluem nga nji shqiptar, Anthony Athanas.

Ai e ngriti restorantin në vitin 1963 në Bostonin Jugor, buzë nji limani dhe shumë shpejt fitoi popullaritet, tue pase klientë si Richard Nixon dhe familjen Kennedy.
Gjithashtu, në këtë restorant shkonte edhe gangsteri ma i famshëm i Bostonit, James Boldger.

Restoranti frekuentohej edhe nga shumë yje të Hollywood’it gjithashtu.
Atje ma së shumti menytë ishin të pasuna me fruta deti. Mirëpo, me vdekjen e Athanasit, restorantin e trashëgoi i biri, i cili vendosi me shite truallin te nji sipërmarrës.
Tashmë krejt zona do të ndërtohet me rrokaqiell dhe restoranti nuk ka me egzistue ma.